Nga nesër autobusët e ”Trafikut Urban” me Wi-Fi

Trafiku Urban në Prishtinë, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se nga neser 6 shkurt, në gjithë autobusët do të lëshohet wi-fi duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

“Lajm i shumëpritur!

Nga nesër, 6 shkurt 2024, në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.

“Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.