Nga nesër bien temperaturat, priten reshje të borës

Nga dita e nesërme pritet që të ulen dukshëm temperaturat në vendin tonë.

Kështu ka paralajmëruar ASHNA ku sipas parashikimit të tyre gjatë javës në vijim temperaturat minimale do të zbresin deri në -8 gradë celsius, ndërsa ato maksimale në -1 gradë, përcjell 07 Press.

Nga kjo agjenci thonë se nga nesër do të ketë reshje bore, përfshirë edhe zonat urbane.