Ngjarje e rëndë në Fushë Kosovë: Vajza ther me thikë nënën

Një femër është arrestuar të martën për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku ajo dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.