Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

Ngjarjet e datës 4 prill 2023:– Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 9:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës bën përurimin e dy veprave të autores Afërdita Salihu: “E bija e qerrexhiut”, tregime dhe “Magjia e jastëkut me zile”, përralla për fëmijë. Për librat flasin krijues e kolegë shkrimtarë. (Lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Mahallen e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, ora 12:00)–

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30