Pronarit të një restoranti në Vërmicë i është shkaktuar një dëm i madh, pasi tre mijë kilogramë peshq të llojit trofta kanë ngordhur gjatë ditës së djeshme.
Sinjali mëson se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 45 mijë eurove, teksa pronari dyshon se deri te ngordhja e tyre është si pasojë e klorit të tepër që është hedhur nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidroregjioni Jugor’.
Ai ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore bashkë me inspektorët e Veterinarisë dhe punëtorët e Hidroregjionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave se përse ka ndodhur rasti.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.