“Ni shpi budallë” – pas fjalëve të rënda, Haradinaj shkoi për dialog te Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ishte i vetmi prej liderëve të opozitës që iu përgjigj ftesës së kryeministrit Albin Kurtit për takim.

Dy politikanët që përplasen më së shumti në Kuvend, folën për zhvillimet më të fundit në dialog. Tre -katër ditë më herët Haradinaj i quajti “ni shpi budallë”, Qeverinë Kurti teksa i akuzoi se si po menaxhojnë me cështje të energjisë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i refuzuan ftesat e Qeverisë Kurti që kabineti i tij ua dërgoi nëpërmjet e mailit.

Opozitës iu tha se formati i takimit me Kurti është 1+ 1 ndërsa vendtakimi qeveria e Kosovës. Krasniqi e Abdixhiku refuzuan duke i thënë Kryeministrit se këto punë bëhen në Kuvend. Ftesa e Kurtit erdhi pas vizitës së Escobar, I cili po ashtu takoi tre partitë opozitare.

Haradinaj që shkoi aty bashkë me Nënkryetarin Ardian Gjini ka deklaruar gjatë javës së marrëveshja është cështje javësh, ndoshta mund të arrihet edhe në dhjetor. Gjini, në një paraqitje televizive, po ashtu tha se e ka parë propozimin për marrëveshja që po qarkulon.

Por, kur zyra e Kurtit njoftoi për takimin tha se “u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime”.

Takimi u quajt ‘përmbajrësor” ndërsa Kurti I tha Haradinajt se procesi duhet të përmbyllet me njohje në qendër.

Haradinaj po ashtu u tha gazetarëve se është folur për “elementet” e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe “preambulën” e saj.

Shefi I AAK’së nuk u tregua i drejtëpërdrejtë nëse ai do të mbështesë një marrëveshje që nuk e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kësaj here Kurti pati një falënderim për Haradinajn që ka interesim për dialogun dhe që është aktiv për këtë çështje.

Por, tre katër ditë më parë nga një studio televizive Haradinaj kishte folur fjalë të rënda për qeverinë Kurti. Ai i cilësonte ata “një shpi budallë”. Këtë e kishte lidhur me gazsjellësin.

“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”.

“Por këta [pozita] janë një shtëpi budallë, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, ka ishte thënë haradinaj të martën.

Ai po ashtu ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje ne Qeveri “ka kryer krim” në energjinë e Kosovës.

“I ka pasur dy projekte të gatshme në tavolinë që në video i përmend si të arritura “Parkun e erës në Shalë” dhe “MCC-në”. Të dyja kanë qenë të kryera në fakt MCC-në e ka vonuar për dy vjet”, ka deklaruar ai. /Express