Nimani: Largimi i kësaj Qeverie do ishte një ditë më e mirë për Republikën e Kosovës

Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, thotë se largimi i Qeverisë Kurti, do të ishte dita më e mirë për Republikën e Kosovës.

Nimani thotë se nismë e kanë marrë me idenë e krijimit të një alternative të re dhe anëtarësimit të të rinjve që kanë studiuar në universitetet më të mira.

Nimani është i bindur se koalicionit të tyre do t’i bashkëngjiten edhe subjektet tjera, duke kompletuar “mozaikun e një opozite të vërtetë”.

“Ne si Forum i Intelektualëve iu kemi bashkangjitur këtij koalicioni me qëllim të krijimit të një alternative të re dhe realisht futjes së një numri të konsiderueshëm të njerëzve të rinjve të cilët kanë specializuar në universitetet më të mira në botë me qëllim që t’ i japim një frymë të re jetës publike në vend. Pritet, jemi duke diskutuar çdo ditë që edhe ne si Forum edhe AAK, Nisma edhe Demokracia Konservatore, sipas të gjitha gjasave do të ketë afrime të subjekteve tjera të cilat do ta kompletojnë këtë mozaikun e një opozite të vërtetë, një opozite e cila pretendon të jetë shumë më serioze dhe shumë më e madhe në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Nimani.