Kryeministria e Shqipërisë duket se është blinduar nga forca të shumta policore.
Nga pamjet e sjella nga mediat shqiptare, një numër i madh automjetesh dhe efektivësh mund të shihen përgjatë gjithë perimetrit të kryeministrisë.
Ndërkohë në Bulevardin e Tiranës ka nisur prej orësh tashmë grumbullimi i njerëzve.
Kujtojmë se blindimi i kryeministrisë ka nisur që ditën e djeshme kur u hoq edhe kërpudha që ndodhet në oborrin e godinës.
Peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për Trustin dërgohet në kuvend të mërkurën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vetë nuk ndodhet sot në Tiranë pasi aktualisht është në qytetin e Vlorës ku inaugurohet Bypassi.
Pjesëmarrës i kësaj proteste është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.