Nisin hetimet ndaj UD drejtorit të BKS-së, Shefik Gerbovci dhe Këshillit Administrativ, dyshohet për kurdisje të konkursit

Byroja Kosovare e Sigurimeve tashmë e ka drejtorin e ri ekzekutiv. Ndonëse për përzgjedhjen e tij, nuk ka pasur asnjë konkurs të shpallur publik.

IndeksOnline, mëson se Shefik Gerbovci tashmë është zgjedhur drejtor i ri i BKS-së në konkursin fantom. Për dyshimet e keqpërdorimeve për këtë punë, nisjen e hetimeve tashmë e ka autorizuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Burime të IndeksOnline, brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë është autorizuar policia, saktësisht Krimet Ekonomike për të nisur me mbledhjen e informacioneve për të parë rrjedhën e konkursit.

Kujtojmë se për zgjedhjen e  Gerbovcit si drejtor i BKS-së ka ekzistuar bashkëpunimi më Këshillin Administrativ.

Sipas informatave brenda BKS-së, konkursi jo-publik është koordinuar në atë mënyrë që Gerbovci të dalë i preferuar. E në Këshillin Administrativ të BKS-së, është anëtarë edhe vet Gerbovci.