Nisin zgjedhjet në katër nëndegët e para të LDK-së në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon me zgjedhjet e brendshme partiake. Kësaj radhe zgjedhjet po organizohen edhe në katër nëndegët në Prishtinë, ku ndërkohë LDK-ka krijuar 87 nëndegë.

Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë kësaj javë kanë filluar zgjedhjet edhe në katër nëndegët e para.

Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

PRISHTINA ZGJEDH

Gjatë gjithë verës kemi punuar në ristrukturimin gjeografik të Prishtinës. Një proces i bërë për herë të parë që nga viti 1990. Kemi organizuar nga një nëndegë për pothuajse secilën lagje në kryeqytet. I kemi krijuar plot 87 nëndegë. Kemi krijuar edhe Komisione për secilën nga to, e kemi regjistruar anëtarësi – rekord – për çdo nëndegë.

Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim.

Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme.

Prishtina po zgjedh. Prishtina po jep model të demokracisë e mbështetjes masive.

E ardhmja është e ndritshme.