Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë.

Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

“Hetim i vdekjes – Rr. Albesian  Mataj, Gjakovë 01.07.2024-08:10.  Viktima mashkull kosovar, në shtëpinë tij është gjetur pa shenja jete nga dy dëshmitarë  meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekip mjekësor ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.