“Një fëmijë pa një prind quhet jetim”, Duda Balje flet për fertilizimin e asistuar

Deputetja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka qenë vazhdimisht kundër ligjit për fertilizimin e asistuar.

Në një intervistë për lajmi.net ajo ka treguar hapur mendimin e saj për këtë çështje e cila ka thënë se jemi duke e tepruar.

“Një fëmijë pa një prind quhet jetim”, ka thënë Balje deri sa ka treguar për rolin e babait në jetën e një fëmije.

Ajo ndër të tjera ka thënë se ajo është pro të drejtave të grave por që sipas saj është tepruar dhe nuk ka kufij.