Një fshat i Suharekës kaplohet nga zjarri, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr masiv ka kapluar ditën e sotme fshatin Sllapuzhan të komunës së Suharekës.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Vullnetare Zjarrërfikësit dhe Shpëtimit, me rastin i cili raportohet të ketë ndodhur në ora 13:00.

Sipas të njëjtëve, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin pa dëme të mëdha

“Rreth ores 13:00 përfshihen nga zjarri fushat në Sllapuzhan,intervenimi shpejt nga zjarrfikësit lokalizon zjarrin pa dëme të mëdh”, thuhet në njoftim.