Një grua sulmohet nga disa qen endacakë, shpëtohet nga një kalimtar rasti (Video)

Një grua është sulmuar ditën e premte nga disa qenë endacakë në Prishtinë.

Faqja Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë ka postuar sot një video të kësaj ngjarje të ndodhur dje në lagjen e Muhaxherëve ku shihet moment kur gruaja e rrethuar nga qentë endacaktë derisa ishte duke ecur.

Nuk dihet nëse gruaja ka marrë lëndime trupore nga ky sulm.

Të tilla raste të sulmet ka pasur edhe me herët në kryeqytet, por që deri tani komuna nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkrete për të zgjedh problemin e tyre.