Një i vdekur në Klinë pas një aksidenti mes një vetureje e një kamioni derivatesh

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni në fshatin Krushevë të Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë ka vdekur vozitësi i makinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.