Një kamion vetëaksidentohet në fshatin Zallq të Istogut, shoferi mbetet i lënduar

Shoferi i një kamioni është lënduar si pasojë e një vetëaksidenti të shkaktuar sot në fshatin Zallq të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se vetëaksidenti ka ndodhur rreth orës 17:35.