Një lajm fantastik për Trustin

Organizatori i peticionit për tërheqjen e Trustit Adnan Jashari ka bërë të ditur se janë mbi 15 mijë nëmshkrime.

Ai ka njoftuar se grumbullimi i nënshkrimeve do të vazhdojë deri të martën e javës së ardhshme, raporton 02Press

Ndërkohë Jashari është takuar edhe me deputetin Bekim Haxhiu, për të kuptuar procrdurat e dorëzimit të peticionit.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar anëtarë!

Sot takova deputetin Bekim Haxhiu, i cili ishte zëri ynë në Kuvend për Projektligjin për Trustin.

Deputetin e njoftova se deri më tani, brenda 5 ditëve kemi arritur të sigurojmë mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën tonë për Projektligjin për Trustin.
Me deputetin Haxhiu u këshillova për procedurat ligjore dhe kushtetutese për ta proceduar në Kuvend – “Nismen Legjislative nga Qytetarët” për Projektligjin për Trustin.

Të nderuar, ju njoftoj se do të vazhdojmë me mbledhje të nënshkrimeve deri të marten 05.07.2022, pastaj përgaditemi që Peticionin tonë, “Nismen Legjislative nga Qytetarët” ta dorëzojmë në Kuvend.

Të gjithë ju që ende nuk keni nënshkruar Peticionin për Trustin, ju ftoj që të nenshkruani dhe t’i dorzoni deri të martën në pikat tona në qytetet përkatëse ku merren nënshkrimet.

Të gjithë ju qe keni mbledhur nenshkrimet në baza individuale ju ftoj që ato të i dorzoni ne ndonjërën nga pikat tona të publikuara në grup ose drejtpërdrejtë tek unë.
Me respekt
Adnan Jashari — with Bekim Haxhiu.