Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babain e saj me thikë

Një muaj paraburgim për të pandehurën L.J.

Ajo dyshohet se ka kryer vepren penale “Lëndim i lehtë trupor”.

L.J, më 6 maj, në Shtime dyshohet se e ka goditur me thikë dhe gurë babain e saj.

” Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari t`a ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të’ cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt transmeton Klankosova.tv

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.