Një person gjendet i shtrirë në rrugë në Prizren, dyshohet se u ther me thikë

Mbrëmë rreth orës 23:50 ka ndodhur një rast mjaft shqetësues në lagjen Bazhderhane në Prizren, ku një person u gjet i shtrirë në rrugë, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se viktima u gjet i shtrirë në një skaj të rrugës dhe se dyshohet se ishte i plagosur me thikë.

Sipas dyshimeve të para, thuhet se disa persona e sulmuan viktimën, e lanë në rrugë dhe më pas u larguan.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia në anën tjetër po merret me zbardhjen e rastit.