Një person me të meta mentale gjendet i vdekur në Rahovec

Një person me të meta mentale është gjetur i vdekur në Rahovec.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes raportit policor 24-orësh, përcjell 07 Press.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Qe 7 ditë s’hiqet një lis te parku i qytetit në Rahovec, sot është paralajmëruar edhe shi – rrezik për dalje nga shtrati