Një stuhi akulli nga Arktiku po vjen drejt Ballkanit – mund të bjerë borë deri në 50 centimetra

Këtë fundjavë, një stuhi e ftohtë nga Arktiku do të lëvizë drejt Evropës Lindore, Qendrore dhe Juglindore.

I ftohti më i fortë i sezonit do të përfshijë jugun, duke krijuar një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë Gadishullin Ballkanik dhe do të sjellë sasi të mëdha dëbore nga Rumania në Ukrainë. Parashikimet e motit thonë se periudha dukshëm më e ftohtë do të zgjasë deri në fund të muajit nëntor.

Pas motit jashtëzakonisht të ngrohtë gjatë javëve të fundit, në periudhën në vijim do të ketë një ndryshim të ndjeshëm të motit, shkruan “Severe Weather”.
Moti parashikohet të sjellë temperatura të ftohta nga Arktiku drejt Evropës Lindore dhe Qendrore deri të shtunën dhe të dielën, duke u përhapur më në jug në të gjithë Gadishullin Ballkanik në fillim të javës së ardhshme.

Një stuhi dimri do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi edhe më të fuqishme teksa do të prek Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Meteorologët parashikojnë që moti i tillë do të jetë edhe ditën e shtunë dhe të diele. Pak borë parashikohet të mbulojë disa zona në Sofje, Bukuresht dhe në Odessa e Kiev të Ukrainës. Do të ketë edhe rreth 50 centimetra reshje intensive bore të kombinuara me erëra të forta.
Fronti i ftohtë i Arktikut po forcohet në Ballkan
Ndërsa temperaturat në perëndim do të mbeten afër normales, një front i ftohtë arktik do të forcohet të dielën dhe të hënën në të gjithë Evropën Lindore, veçanërisht në Gadishullin Ballkanik.
Për shkak të frontit Arktik, stuhi dimërore do të formohet mbi Greqinë dhe detin Jon të shtunën.
Pra, fundjava e ftohtë do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta se sa janë regjistruar së fundmi, madje shumë nën normalen e fundit të nëntorit.