Njëri në gjendje të rëndë, tre të plagosurit nga Peja dërgohen në QKUK

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe që te tre janë nisur për në QKUK dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit.