Njëri nga të plagosurit në Lupç në gjendje të rëndë, mjeku kujdestar në QKUK shpalos detaje

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë.

Kështu ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku i cili shtoi se një person rreth moshës 50-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe pritet të operohet, ndërsa të tjerët pritet të kalojnë në repartet tjera.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfiruar se deri tani janë tre persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Lupç, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Policia e konfirmon: Katër të plagosur në Lupç – tre me armë zjarri, një nga arma e ftohtë