Njëri shumë rëndë, nga QKUK japin detaje për gjendjen e të plagosurve në Vushtrri

Një i vdekur e dy të plagosur është bilanci i rastit tragjik që ndodhi sot në Vushtrri.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për Paparacin ka konfirmuar se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse, personi tjetër i plagosur është në gjendje më stabile.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

Në këtë rast është konfiskuar edhe një armë që dyshohet se është përdorur.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ‘Mehmet Konjuhi’ dhe ‘Rifat Galica’ një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtutjeshme janë duke vazhduar nga njësiti përkatës policor”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.