Novak Djokoviç tërhiqet nga Roland Garros, Jannik Sinner bëhet numri një i tenisit

Tenisti serb, Novak Djokoviç është tërhequr nga gara e Roland Garros për shkak të një lëndimi që e pësoi ndeshjen e tij të fundit.

Djokoviç ishte kualifikuar deri në çerekfinale por për shkak të lëndimit ai është tërhekur nga gara, shkruan LIG Sport.

Për shkak të largimit të hershëm nga Novak, bota e tenisit ka një kampion të ri në ranglistën botërore. Ai është tenisti italian, Jannik Sinner i cili tashmë është numri një i botës.

Kujtojmë që Sinner është afër kualifikimit në gjysmëfinale pasi është duke fituar ndaj Dimitrov 2:0 në sete.