“Nuk jetohet me 230 euro”, kujt po i premton veprime në rritje të pagës Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar për anëtarët e rinj të kësaj sindikate, teksa i premton veprime sindikale në rritjen e pagës së tyre.

Ai thekson se punëtorët teknik nga Komuna e Prishtinës kanë pagë 230 euro, ku sipas tij “nuk jetohet” me atë pagë.

“Sot prita në takim punëtorët teknik nga Komuna e Prishtinës ,u njoftova se pagat e tyre janë 230 eu , ju premtova mbështetjen e Federatës tonë, pasi që nga sot janë anëtarë tonë.Nga nesër do fillojmë lëvizjet sindikale , sepse nuk jetohet me 230 eu”, shkruan ai.