Nuk ka kuorum, nuk miratohet një projektligj shumë i rëndësishëm në Kuvend

Kuvendi ka hedhur në votim masat e përkohshme për produktet themelore në rastet e destabilizimit në treg, raporton Gazeta Blic.

Mazhoranca nuk ka pasur kuorum, ku vetëm 58 deputetë kanë votuar.

Duke qenë kështu, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e shtyu seancën për në ora 15:00, pasi tha se nuk ka kuorum, e shtoi se shpreson që deri atëherë mazhoranca t’i mbledhë deputetët.Ndërsa, opozita nuk votoi fare.