“Nuk ka lidhje”, Vuçiq mohon përfshirjen e djalit të tij në sulmin në Banjskë, sulmon kryeministrin Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram ka mohuar përfshirjën e djalit të tij, Milorad Jevtiq, në sulmin nga formacion paramilitar terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Danilo “nuk ka lidhje” me sulmin në Banjskë, veç se – sipas tij – “ai e do Serbinë dhe Kosovën si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Edhe pse përveç Sveçlës. kryeministri Kurti ende nuk ka komentuar detajet e reja për mundësinë e përfshirjes së Jevtiqit në sulmin e 24 shtatorit, presidenti serb ka sulmuar kreun e ekzekutivit kosovar, duke shkruar ndër tjerash.

“Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë”.