Nuk u ndal pas urdhrit policor, policia e ndjek të dyshuarin – ai e godet me veturë zyrtarin policor dhe me pas aksidentohet

Një rast më i pazakontë ka ndodh sot pasdite në Prizren.

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar, pasi ky i fundi nuk është ndalur pas urdhrit policor. Policia në fund ka arritur ta kap të dyshuarin.

Sinjali mëson se rasti nuk ishte kaq i thjeshtë për patrullën policore që po vëzhgonte komunikacionin sot pasdite, në qytetin e Prizrenit.

I dyshuari që ishte urdhëruar të ndalej nuk është ndalur dhe ka vazhduar të ik me veturën e tij.

Zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë të dyshuarit.

Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur njërin nga policët me veturën e tij.  

Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër – dhe policia ka arritur ta arrestojë.

Gazeta do të ju mbajë të informuar me rastin.