Numri i të vrarëve në Gazë rritet në mbi 38.000

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës pothuajse nëntëmujore ka kaluar shifrën prej 38.000.

Kjo ministri tha se në 24 orët e fundit, në spitale janë dërguar trupat e 58 viktimave, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 38.011.

Po ashtu, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se më shumë se 87.000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.

Kjo ministri nuk bën dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve, në shifrat që publikon për viktimat, por shumica e viktimave thuhet se ishin gra dhe fëmijë.REL