Nxehtë në mëngjes, pasdite me rrëbeshe shiu, kurse në mbrëmje stabilizim i motit

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zagushi.

Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në mbrëmje stabilizim i motit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore nesër pritet të mbajë mot i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ka gjasa për zhvillime të disa shtrëngatave të fuqishme lokale me breshër dhe erëra të forta.

Të premtën stabilizim i motit. Pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por pasdite vetëm në disa zona mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me bubullimë.

Të shtunën pritet të kemi mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite ose në mbrëmje në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Kosoven Lindore priten gjasa për shtrëngata lokale me bubullima, shi dhe breshër.

Të dielën na pret mot më i këndshëm për shkak të uljes së temperaturave. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira me riga dhe rrebeshe lokale shiu.

Nga e hëna stabilizim i plotë i motit dhe sipas të gjitha gjasave na pret mot me diell dhe rritje graduale të temperaturave, por nuk priten i nxehtë i madh të paktën njëherë për njëherë./MeteoBallkan