Oda e Mjekëve shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj

Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut Halil Tanaj, shkruan Gazeta Express.

Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1997. Ndërsa specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në vitin 2004. Dr. Halil Tanaj ka kryer provimet e parapara për studimet pasdiplomike duke mbrojtur tezën e magjistraturës dhe mori gradën Magjistër i Shkencave të Mjekësisë, në vitin 2011. Për vite me radhë, Dr. Halil Tanaj u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në telegremain e ngushëllimit.