OKB-ja sot mban seancën për Kosovën të thirrur nga Serbia

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kjo seancë pritet të nisë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale dhe kërkesa për mbajtjen e saj u parashtrua nga Serbia.

Në kërkesë, Serbia e cilëson vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve si të paligjshëm, me vlerësimin se është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe se qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe”, raportojnë mediat serbe transmeton Klankosova.tv

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga autoritetet e Kosovës që ta shtyjnë vendimin.

Deri më tani nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet Kosova në këtë seancë.

Klankosova.tv ka provuar të marrë vesh gjatë ditës së djeshme, por as nga Zyra e Presidentes dhe as nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje.