Osmani në samitin më të madh të teknologjisë “Web Summit”: Kosova shembull inspirues

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit që po mbahet në Lisbonë.

Ajo me këtë rast ka deklaruar se sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.

“Fola për kontributin pozitiv që po e jep teknologjia në drejtim të avancimit të bashkëpunimit e komunikimit global, duke nxitur zgjidhje inovative në çdo sektorë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë.

“Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.