Osmani në Teksas nderohet me vendimin e qytetit Fort Worth

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas është takuar me nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.

Në një ceremoni të organizuar, Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth.

Sipas komunikatës së Presidencës, në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth, iu bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në këtë qytet për t`a kremtuar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës. Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë ./teve1.info/