Osmani pas takimit me Milanoviq: Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova dhe Kroacia e kuptojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën pa kushte.

Kështu ka shkruar ajo në Facebook, pas takimit me presidentin kroat, Zoran Milanoviq.

“Jemi me fat që kemi një aleat të tillë në krah, që na qëndron pranë në kohë të mira e në kohë të vështira. Kjo përkrahje po dëshmohet edhe këto ditë teksa Kosova po ballafaqohet me pasojat e aktit të agresionit të Serbisë”, ka shkruar ajo.

Në fund ajo e ka falënderuar presidentin Milanoviq për mikpritjen dhe mbështetjen ndaj Kosovës.