Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen mizorisht në Serbi, aleatët ta ndalin këtë mizori

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të mos e injorojë situatën e mbajtjes peng të pesë zyrtarëve policorë në Serbi që nga dita e djeshme.

Osmani në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka bërë thirrje që veprimet e tilla shoviniste të Serbisë të ndalohen me ngritjen e zërit dhe përpjekjeve të aleatëve të Kosovës.

Përderisa po përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë se edhe në këtë momente pesë Policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovenist, Serbia. Prandaj i bëj thirrje të gjtihë aleatëve tanë që të rrisin zërin dhe të rrisin përpjekje që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoveniste kundër qytetarëve tanë dhe Policisë sonë”, ka thënë Osmani.