Osmani pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar Zupançiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Klakoçar-Zupançiq më parë është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufa, dhe pas këtij takimi mbajtën edhe një konferencë për media.

Ajo në konferencë për media pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka thënë se raporti ndërmjet dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe duan që të shohin që bashkëpunimi të vazhdohet në të gjitha fushat.