Osmani takohet me Pendarovskin para fillimit të Samitit të Brdo Brijunit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin në Shkup.

Takim bilateral u mbajt para nisjes së punëve në Procesin e Brdo Brijunit, njofton Klankosova.tv.

Pëndryshe ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.