Osmani takon shkurtazi Sanchezin, media spanjolle: S’u fol haptazi për njohje, por për ngjarjet në veri

Media spanjolle “GRN” ka shkruar për një takim të shkurtë ndërmjet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, ku Osmani e njoftoi këtë të fundit për ngjarjet e 24 shtatorit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Osmani nuk e ka njoftuar këtë takim me Sanchezin, por mediat lokale të Granada-s shkruar rreth takimit.

Në një konferencë për media gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian (CPE) në Granada, Osmani tregoi se ka pasur rastin të flasë shkurtimisht me ushtruesin e detyrës së Kryeministrit, Pedro Sánchez, edhe pse nuk do të flitej shprehimisht për këtë njohje, por për ta informuar për situatën në veri të Kosovës pas sulmit të një grupi të armatosur për të cilin ajo ka fajësuar drejtpërdrejt Beogradi”, njoftoi “granadasesenoticias”.