Osmani thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave.

Këtë thirrje ajo e ka bërë gjatë takimin të radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, raporton Klan Kosova.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat që janë pjesë e këtij sistemi të liberalizimit të vizave”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se qytetarët e Kosovës do ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë nëpër zonën Shengen, duke nisur nga 1 janari i vitit 2024.