Osmani uron Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë.

Osmani ka uruar që e ardhmja të sjell prosperitet, paqe dhe sukses për Sierrla Leones.

“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. Shpresoj që e ardhmja do të sjellë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj vibrant”, ka shkruar Osmani në platformën X.