Osmani-veteranëve: Ligji për Pagën Minimale ndodhet ende në Kuvend, do ta analizoj sapo të vijë në Presidencë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka pritur në takimit organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në takim u diskutua Ligji për pagën minimale.

Osmani tha se ky ligj ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës.

“Ky Ligj do të analizohet nga Zyra e Presidentes dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të Presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”, tha Osmani.

Në këtë takim, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre.