Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës ka thënë se rinkonfirmon përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës.
“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”.
Ajo tha se zbatimi i saj ndihmon procesin integrues të Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”.