Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas policisë, ky shpërthim ishte nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët serbë të cilët ishin duke festuar.
“Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë në veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani në një përgjigje për teve1.info.