Pamje tronditëse në Klinë: Tre persona sulmojnë një të ri, e fusin në automjet

Një i ri në Klinë është rrahur nga tre persona, tregon një video e cila është publikuar në rrjetet sociale.

Sipas pamjeve, i dhunuari fizikisht është një person i moshës së re.

Sipas raportimit të një qytetari në rrjetet sociale, viktima është identifikuar si A.Morina.

Pamjet tregojnë se si ai goditet fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës, para se të futet me dhunë në automjet.

Sipas denoncimit publik, të dyshuarit për rastin janë J. Gashi e M.Gashi si dhe M.Thaçi. /Paparaci.com