Pamje: Xhipat e Kurtit desh “e fshijnë” Përparim Ramën, dikush e kap për krahu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është ballafaquar me një moment të sikletshëm të enjten paradite, kur për pak nuk i doli përpara një xhipi të eskortës së kryeministrit Kurti.

Kryetari i kryeqytetit, kryeministri i Kosovës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, morën pjesë në ceremonin e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje të re afër Shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

Pas përfundimit të ceremonisë, përderisa veturat e eskortës së kryeministrit Kurti po largoheshin nga vendi i ceremonisë, kryetari i Prishtinës ishte në cilësinë e këmbësorit dhe për pak nuk i doli përpara një xhipi të zi të eskortës së Kurtit.

Në pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, krejt në fund të videos së mëposhtme, një burrë shihet duke e mbajtur për krahu Përparim Ramën përderisa ia bën me shenjë veturës që ta vazhdojë lëvizjen.