Numri i aksidenteve që shkaktohen në trafik pothuajse çdo ditë është mjaft i madh.
Pakujdesia, moszbatimi i rregullave e shkaktarë të tjerë po çojnë deri te aksidentet e rënda e madje edhe me fatalitet.
Sinjali ka siguruar pamjet e një aksidenti që ka ndodhur para disa javësh në Prizren, ku një motoçiklist u godit nga vetura e Policisë.
Në pamjet e mëposhtme shihet se si vetura e Policisë teksa kyçet në rreth rrotullim, godet motoçiklistin, i cili për pasojë pëson lëndime të rënda.