Para Kurtit, Lajçak do të takohet me Presidenten Osmani

Para takimit me Kryeministrin Albin Kurti, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të mbahet në orën 14:00.

“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Takimi me Kurtin do të mbahet një orë më pas, saktësisht në orën 15:00.