Parada e Krenarisë me 8 qershor, organizatorët i thërrasin në marsh Osmanin, Kurtin e Konjufcën

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë, që synon fuqizimin e komunitetit LGBTI+.

Në ditën e fundit të Javës së Krenarisë, më 8 qershor, do të organizohet edhe Parada e Krenarisë.

Nga Prishtina Pride kanë thënë se i kanë ftuar jo vetëm në paradë por në të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë Javës së Krenarisë.

Ata “besojnë” që politikanët do të marrin pjesë në paradë por shtojnë se “mbetet të shihet më 8 qershor”.

“Si çdo vit, edhe këtë vit jemi siguruar që t`i ftojmë jo vetëm në Paradë, por në të gjitha aktivitetet e Javës së Krenarisë, edhe përfaqësuesit e institucioneve, dhe jo vetëm ata. Ne besojmë që edhe këtë vit ata do të na bashkangjiten në ecje sikurse viteve të kaluara. Kjo mbetet të shihet me 8 qershor, në Paradën e Krenarisë”, kanë thënë nga Prishtina Pride për Express.